145 varre gjenden përfundi një shkolle amerikane

145 varre gjenden përfundi një shkolle amerikane

Varret e 145 njerëzve janë zbuluar përfundi një shkolle të mesme në Tampa të shtetit amerikan të Floridas. Ato janë pjesë e Varrezës Ridgewood, e që i përket mesit të shekullit 20 për të varfërit. Arkivolet – të rrasura 1 deri në 1 metër e gjysmë në dhe – u zbuluan duke përdorur radarin që […]

Ato janë pjesë e Varrezës Ridgewood, e që i përket mesit të shekullit 20 për të varfërit.

Arkivolet – të rrasura 1 deri në 1 metër e gjysmë në dhe – u zbuluan duke përdorur radarin që penetronte përfundi dheut pasi që shkolla ishte alarmuar për mundësinë e një lokacioni të varrezës.

Regjistrat thonë se më shumë se 250 njerëz ishin varrosur në atë pjesë, shumica prej të cilëve afrikano-amerikanë, ka thënë distrikti i shkollës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

77 prej tyre ishin fëmijë të posalindur ose fëmijë shumë të vegjël.

Qyteti e kishte çelur shkollën në fjalë në vitin 1942 dhe e shiti te një kompani private më 1957. Distrikti i shkollës e mori tokën në vitin 1959, dhe e çeli Shkollën e Mesme në vitin 1960.

Sot, vendi konsiston në një fushë dhe në ndërtesën agrikulturore të shkollës.

Ka plane që ndërtesa të largohet, sipas mbikëqyrësit të distriktit të shkollës Jeff Eakins.

“Duam të sigurohemi që njerëzit që janë varrosur në këtë vend të nderohen,” tha ai.

Edhe pse radari nuk mund të konfirmonte se çka kishte përfundi dheut me saktësi, konturet e gjetjeve përputhen me regjistret historike të varrezës. /Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj