Zyrtare: Feronikeli ndan rrugët me Dejan Vukicevicin

Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin. Pas një bisede të trajnerit Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit, bën të ditur klubi nga Drenasi. “Është e dukshme që […]
Pas një bisede të trajnerit Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit, bën të ditur klubi nga Drenasi.

“Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.
“Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin, Dejan Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit”, shkruhet më tej.
FC Feronikeli ka bërë të ditur se do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit malazias. /Periskopi.com/












