Zvezda konfirmon ndeshjen në Kosovë, FFK-ja nuk ka informacion

Përfshirja e FIFA-s këtë herë nuk i ka kryer punë Federatës së Futbollit të Kosovës. FFK-ja nuk ka informatë që dikush të ketë dhënë leje që klubi serb i futbollit, Cërvena Zvezda të ketë marrë leje për të luajtur në territorin e Kosovës. Por Cërvena Zvezda të dielën në faqen zyrtare ka konfirmuar se të […]

Përfshirja e FIFA-s këtë herë nuk i ka kryer punë Federatës së Futbollit të Kosovës. FFK-ja nuk ka informatë që dikush të ketë dhënë leje që klubi serb i futbollit, Cërvena Zvezda të ketë marrë leje për të luajtur në territorin e Kosovës.

Por Cërvena Zvezda të dielën në faqen zyrtare ka konfirmuar se të mërkurën do të luajë ndeshje në Kosovë.

Për më tepër do të luajë me klubin e ashtuquajtur “Trepça”, që thirret në traditën e klubit të njohur mitrovicas të futbollit, shkruan sot “Koha Ditore”.

FFK-ja javë më parë i kishte nisur letër FIFA-s për problematikën e garave të Serbisë në territorin e Kosovës. Nga shtëpia botërore e futbollit është pritur përkrahje, ndërsa erdhi një goditje e fuqishme.

Përmes një letre zyrtare të zëvendës-sekretarit të përgjithshëm, Mattias Grafstrom, FIFA sugjeronte FFK-në që të mos paraqiste pengesë për zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë në futboll. Madje FIFA sugjeronte miqësisht FFK-në që të tërhiqte kërkesën e bërë për institucionet kosovare të sigurisë për të parandaluar këtë ndeshje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova