Ylli i Malit të Zi para ndeshjes me Kosovën: Na ka rënë motivi

Kombëtarja e Kosovës në futboll më 14 tetor zhvillon ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Malit të Zi. Mirëpo, para kësaj, “Dardanët” luajnë një miqësore me Gjibraltarin, saktësisht më 10 tetor. Dhe mesfushori malazez, Marko Jankovic e ka pranuar se motivi në Kombëtaren e tij ka rënë, por ka thënë se është e rëndësishme të […]
Mirëpo, para kësaj, “Dardanët” luajnë një miqësore me Gjibraltarin, saktësisht më 10 tetor.
Dhe mesfushori malazez, Marko Jankovic e ka pranuar se motivi në Kombëtaren e tij ka rënë, por ka thënë se është e rëndësishme të marrin rezultate pozitive, raporton Periskopi.
“Është e qartë se motivi ka rënë paksa, por është e rëndësishme se duhet të marrim rezultate të mira tutje. Ndaj Bullgarisë do ta japim maksimumin dhe do të bëjmë gjithçka që të marrim tre pikët”, tha fillimisht Jankoviç.
“Dëshira dhe ambicia për të dhënë maksimumin asnjëherë nuk është në diskutim. Jam i sigurtë për këtë. Kemi dhënë gjithçka që kemi mundur. Jemi futbollistë profesionistë dhe vendimet e trajnerit i shoh si motiv shtesë”, potencoi Jankoviç.
“Ne duhet të luajmë bukur dhe të kemi rezultate të mira. Kjo është kërkesa më e mirë. Nuk ka shumë filofozi.” /Periskopi.com/












