Ylli i Kombëtares së Kosovës më i shpejti në Serie A këtë javë, regjistroi shpejtësi të jashtëzakonshme

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Hellas Veronës, Amir Rrahmani ka pasur sprintin më të shpejt të javës në Serie A nga të gjithë futbollistët e tjerë. Ylli “Dardan” luajti 90 minuta në fitoren 2-0 kundër Sampdorias, të shtunën, raporton Periskopi. Dhe faqja zyrtare e statistikave në Serie A potencon se kosovari në një moment […]
Ylli “Dardan” luajti 90 minuta në fitoren 2-0 kundër Sampdorias, të shtunën, raporton Periskopi.

Dhe faqja zyrtare e statistikave në Serie A potencon se kosovari në një moment gjatë ndeshjes vrapoi 34.73 kilometra në orë, gjë që e bën atë futbollistin më të shpejt të javës.
Ndër të tjerash, derbi mes Interit dhe Juventusit ishte përballja ku u mbulua më së shumti territor nga lojtarët, plot 225401 kilometra, me Interin që mbuloi 112563 kilometra, ndërsa Juve 112838 kilometra. /Periskopi.com/












