Ylli i Arsenalit e pëlqen postimin e tifozit që shan Granit Xhakën

Granit Xhaka me gjestin e pahijshëm sot që e drejtoi kundër tifozëve të Arsenalit ka shkaktuar reagime të shumta, shkruan Periskopi. Xhaka u largua nga loja në minutën e 61 dhe për shkak të sharjeve dhe vërshëllimave nga lojtarët e Arsenalit, ai bëri me duar një shenjë që u konsiderua e pahijshme ndaj tifozëve dhe […]
Xhaka u largua nga loja në minutën e 61 dhe për shkak të sharjeve dhe vërshëllimave nga lojtarët e Arsenalit, ai bëri me duar një shenjë që u konsiderua e pahijshme ndaj tifozëve dhe më pas e hoqi dhe e shqeu fanellën e Arsenalit.
Përveç kritikave dhe sulmeve nga gazetarët dhe tifozët, me Xhakën duket se nuk janë të kënaqur as yjet e ekipit.
Një tifoz që shfaqet i revoltuar në rrjetet sociale është shprehur i zhgënjyer me klubin, trajnerin e në veçanti Granit Xhakën.
“Më vjen keq, por kjo tani më ka ardhur në majë të hundës. Nuk mund të udhëhiqni 2:0 si vendas ndaj Palace dhe të barazoni. Emery të kam mbështetur, por vëlla, mjaft është mjaft. Xhaka gjithashtu mund të pi*****. Nuk dua ta shoh kurrë më me fanellë të Arsenalit”, ka shkruar ai.
E këtë postim të tij, e ka pëlqyer sulmuesi francez i ‘Topçinjve’, Alexandre Lacazette së bashku me 25 mijë persona të tjerë.

Arsenali në këtë përballje barazoi 2:2 edhe pse pati epërsinë prej dy golash. /Periskopi/












