Xhengis Rexhepi largohet nga Dukagjini

Xhengis Rexhepi largohet nga Dukagjini

Xhengis Rexhepi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Dukagjinit të Klinës, raporton Insporti.com. Rexhepi ka vendosur të largohet pas ndeshjes me Ballkanin, që u zhvillua sot. Dukagjini pësoi humbje nga Ballkani me rezultat 3:0 në Therandë. Ish trajneri i Llapit drejtimin e skuadrës nga Klina e mori gjatë verës duke pasur rol […]

Rexhepi ka vendosur të largohet pas ndeshjes me Ballkanin, që u zhvillua sot. Dukagjini pësoi humbje nga Ballkani me rezultat 3:0 në Therandë.

Ish trajneri i Llapit drejtimin e skuadrës nga Klina e mori gjatë verës duke pasur rol edhe në transferimet e bëra nga klubet.

Megjithatë, Rexhepi ka vendosur të tërhiqet nga bankina e “Hithave” pas 12 xhirove të Superligës.

Bilanci i tij me Dukagjinin është dy fitore, një barazim dhe nëntë humbje duke u renditur në pozitën e fundit me shtatë pikë. Por, loja e bukur nuk ka munguar nga futbollistët e Dukagjinit, përkundër krizës së rezultateve.

Rexhepi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook ka bërë të ditur vendimin e tij, duke e falënderuar presidentin e klubit, Fabian Veseli dhe gjithë stafin e klubit.

Ndryshe, Rexhepi është edhe ndihmës – selektor i parë në Kombëtaren e Maqedonisë të Veriut.

Më poshtë statusi i plotë i Rexhepit:

Të nderuar miq, media dhe dashamirë të futbollit.

Pas rezultateve negative në drejtimin e KF Dukagjini ndjejë përgjegjësi  morale të jap dorëheqje.

Me dinjitet dhe karakter jemi munduar ti mbrojmë ngjyrat e klubit,në pjesën dërmuese të ndeshjeve kemi qenë ekip më e mirë por në futboll nuk mjafton të luash mirë,duhet të fitosh, kriza dhe rezultatet negative kanë qenë vetëm tabelare, sa i përket lojës kemi luajtur shumicën e ndeshjeve shumë mirë, rastet e humbura,shtyllat, gabimet që janë bërë ndaj klubit nuk mbahen në mend, ndeshjet e mirë harrohen, syri i njeriut shikon vetëm rezultatin final.

Dua të shpreh dëshirën e sinqertë për suksese sa më të mëdha të KF Dukagjini. I dëshiroj suksese drejtorit Z. Fabian Veseli njeri me karakter dhe vlera të mëdha njerëzore e profesionale.

Gjithashtu e falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme Kryetarin Komunës së Klinës Z. Zenun Elezaj.

Falënderim i madh për simpatizuesit dhe mbështetësit e KF Dukagjini, tifo grupit ‘Hithat’ për mbështetjen e pa rezervë që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin korrekt, gjithë drejtuesit e klubit, stafin teknik, punëtorët teknik, futbollistët e KF Dukagjinit, grup fantastik lojtarësh me karakter dhe vlera të larta njerëzore.

Falënderim për secilin në KF Dukagjini dhe Kosovë që në një mënyrë kanë qenë të lidhur me mua.

Falënderim dhe mirënjohje për mediet për bashkëpunimin korrekt.

Faleminderit Klinë, suksese KF Dukagjini.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin