Xhaka prishet keq me Arsenalin: E heq fanellën e klubit nga profili zyrtar në Instagram

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është duke kaluar momente të vështira në karrierën e tij Arsenali ka bërë edhe një paraqitje tjetër tejet të dobët kundër Crystal Palace, shkruan Periskopi. Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës. Xhaka është kritikuar edhe […]
Arsenali ka bërë edhe një paraqitje tjetër tejet të dobët kundër Crystal Palace, shkruan Periskopi.
Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës.
Xhaka është kritikuar edhe më pas nga analistët por edhe nga bashkëlojtarët.
Së fundi, Xhaka e ka hequr fotografinë me fanellën e Arsenalit në foton e profilit në Instagram.
Xhaka tani është duke e mbajtur në profil fotografinë me fanellën e Zvicrës. /Periskopi/













