“Xhaka është një turp i madh”

Arsenali ka bërë edhe një paraqitje tjetër tejet të dobët, shkruan Periskopi. Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës. Gazetari i njohur dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, ka shpërthyer në kritika ndaj Granit Xhakës. Ai u zëvendësua në minutën […]
Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës.
Gazetari i njohur dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, ka shpërthyer në kritika ndaj Granit Xhakës.
Ai u zëvendësua në minutën e 60-të të ndeshjes nga trajneri Unai Emery, e më pas shpërtheu ndaj tifozëve që e vërshëllyen.
Xhaka më pas fyu tifozët duke u thënë atyre “P****uni”, teksa po largohej në drejtim të tunellit, ndërkaq hoqi edhe fanellën.
Piers Morgan ka thënë se Xhakës sot duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit, pas veprimit të tij.
“Wow. Xhaka u zëvendësua pas një tjetër paraqitje të dobët – kështu që reagon duke u thënë tifozëve të Arsenalit “p****dhuni”, duke e hequr fanellën dhunshëm dhe duke vrapuar drejt tunellit”, shkroi Morgan në ‘Twitter’.
“Dhe ky supozohet të jetë KAPITENi ynë? Çfarë turpi i madh. Atij duhet t’i hiqet sot shiriti i kapitenit”, ka shkruar ai.
Wow. Xhaka subbed for another poor performance – so responds by telling Arsenal fans to ‘f*ck off’, ripping his shirt off & storming down the tunnel.
And this is supposed to be our CAPTAIN?
What an absolute disgrace.
He should be stripped of the captaincy tonight. #afc pic.twitter.com/iCGxOl9scv— Piers Morgan (@piersmorgan) October 27, 2019
/Periskopi/












