Xhaka e turpëroi kombin shqiptar: Skandalet e tjera janë edhe më të rënda se ky me Arsenalin

Duket se Granit Xhaka, futbollisti kosovar i Arsenalit, ka telashe në aspektin emocional dhe nuk mban asnjëherë qëndrimet e tij deri në fund, por së fundi i hasi ‘sharra në gozhdë’. Kapiteni i Arsenalit u zëvendësua para tifozëve të klubit në ndeshjen e rëndësishme të Premier Ligës kundër Crystal Palace-it. E vërteta është se Granit […]
Kapiteni i Arsenalit u zëvendësua para tifozëve të klubit në ndeshjen e rëndësishme të Premier Ligës kundër Crystal Palace-it.
E vërteta është se Granit Xhaka po bënte një paraqitje tjetër shumë të dobët për klubin e tij, dhe tifozët ishin aq të frustruar sa nisën ta vërshëllenin e përqeshnin. I gjithë stadiumi shpërtheu në qeshje kur Xhaka mësoi se do të zëvendësohej nga një adoleshent 18 vjeçar.
Zëvendësimi i shoqëruar me talljet e tifozëve të tij, e ndoshta edhe nga zhgënjimi që nuk po arrin të ambientohet në Angli edhe pas tre vitesh, bëri që Xhaka të bënte gjeste të turpshme.

Ai e vuri gishtin në vesh duke nënkuptuar se tifozët mund ta tallnin sa të donin. Më pas, iu tha “qi**ni” tifozëve. Dhe në fund, e hoqi dhe e shqeu fanellën e klubit të tij, nga i cili siguron bukën e gojës.
Kjo sjellje është dënuar nga i madh e i vogël në Arsenal, dhe duket se ky futbollist shqiptar do të ketë telashe të mëdha në karrierën e tij, shkruan Periskopi.
Së fundi, legjenda e Francës dhe e Arsenalit, Emmanuel Petit e quajti Xhakën “tradhtar” pasi me veprimet e tij ishte treguar tmerrësisht jobesnik ndaj klubit.
Por, kjo nuk është ‘tradhtia’ e vetme e Xhakës.
Në Euro 2016, Xhaka kishte shënuar një gol të bukur ndaj Serbisë me Zvicrën dhe më pas e kishte bërë me duar shqiponjën. Por, ai nuk e mbajti shqiponjën e tij pasi kërkoi falje dhe u zotua se s’do ta bënte më kurrë. Bile, ai deklaroi edhe se ishte penduar për një veprim të tillë, edhe pse ajo gjë kishte bërë krenarë shqiptarët futbolldashës.

Xhaka po ashtu ka treguar jolojalitet të plotë ndaj Zvicrës duke flirtuar vazhdimisht me vlerat patriotike shqiptare e kosovare. Por, ku qëndron problemi? Problemi është se ai ka refuzuar edhe Kosovën por edhe Shqipërinë.
Xhaka mund të luante për Shqipërinë prej moshës 18 vjeçare e këndej, por nuk e bëri një gjë të tillë. Xhaka mund të luante edhe për Kosovën që u pranua në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, por nuk e bëri duke dhënë arsyetime banale.
“Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte kampionati Europian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin.” – kishte thënë ai në një letër ku sqaronte pse e bëri refuzimin e dytë ndaj shqiptarëve që thotë se i do shumë.
Në fakt, të tjerë futbollist lanë kombëtaret ku mund të shkëlqenin për të veshur ndërresën e Kosovës. I tillë ishte Bersant Celina që mund të ishte superyll te Norvegjia. Po ashtu, vend në kombëtaren e Norvegjisë kishte edhe Valon Berisha, i cili luajti bile 18 herë, por në fund thirrja e atdheut e bëri të veshte ndërresën dardane. Edhe Vedat Muriqi mund të luante për Turqinë. E kështu me radhë.
Por Xhakës i pëlqente të fliste e të fliste, gjithë kohën, derisa abuzonte me dashurinë e pakusht që i dhanë shqiptarët. Veprimi i tij kundër tifozëve të Arsenalit tregon mungesën e edukatës dhe karakterin e dobët të tij. /Periskopi












