Xhaja gjyqtar kryesor në ndeshjen Kosovë-Gjibraltar

Janë publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në miqësoren që Kosova e luan kundër Gjibraltarit. “Dardanët” ndeshen me kundërshtarin e largët në “Fadil Vokrri” më 10 tetor, derisa katër ditë më vonë ndeshen me Malin e Zi, poashtu në “Fadil Vokrri”, raporton Periskopi. Shqiptari Junxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor, i […]
“Dardanët” ndeshen me kundërshtarin e largët në “Fadil Vokrri” më 10 tetor, derisa katër ditë më vonë ndeshen me Malin e Zi, poashtu në “Fadil Vokrri”, raporton Periskopi.
Shqiptari Junxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor, i asistuar nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.
Gjyqtari i katërt do të jetë kosvari Besfort Kasumi, i cili është i licencuar nga FIFA.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:00. /Periskopi.com/












