Vdekja e Al-Baghdad, ISIS nuk humb kohë, gati lideri i ri

Gati një ditë pasi ish-shefi Abu Abu Bakr al-Bagdadi vdiq “si një qen”, siç e cilësoi Trump, në sulmet e ShBA-së, ISIS “tashmë ka një drejtues të ri”. Abdullah Qardash – i njohur edhe si Karshesh – u tha se ishte nominuar nga al-Bagdadi më herët për të drejtuar grupin, siç raportohet nga Newsweek. Dihet […]
Gati një ditë pasi ish-shefi Abu Abu Bakr al-Bagdadi vdiq “si një qen”, siç e cilësoi Trump, në sulmet e ShBA-së, ISIS “tashmë ka një drejtues të ri”.
Abdullah Qardash – i njohur edhe si Karshesh – u tha se ishte nominuar nga al-Bagdadi më herët për të drejtuar grupin, siç raportohet nga Newsweek.
Dihet pak për Qardashin, i cili dikur shërbeu në kohën e Saddam Hussein.
Por ai thuhet se ka marrë përsipër një numër detyrash nga al-Bagdadi para vdekjes së tij.
Ekspertët më herët kanë paralajmëruar se ISIS dhe lëvizjet xhihadiste ekstremiste, gjatë një dekadë e gjysmë në mënyrë të përsëritur kanë treguar rezistencë pas vdekjes së udhëheqësve kryesorë.
Grupi mund të ketë qenë gati për vdekjen e Bagdadit dhe pas një periudhe fillestare të rregullimit prej disa muajsh madje mund ta përdorte atë si një rast për nisjen e sulmeve të reja.











