Vazhdon Samiti për Paqe i Evropës Juglindore në Tiranë

Vazhdon Samiti për Paqe i Evropës Juglindore në Tiranë

​Samiti për Paqe të Evropës Juglindore me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”, vazhdon edhe sot e nesër në Tiranë. Samiti mbahet nën patronatin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Samiti organizohet nga Federata e Paqes Universale (FPU), si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë […]

Samiti mbahet nën patronatin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Samiti organizohet nga Federata e Paqes Universale (FPU), si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellët dhe vlerat universale.

Samiti do të përfshijë nisjen në Evropë dhe Lindjen e Mesme të Këshillit të Lartë Ndërkombëtar për Paqe (KLNP), një shoqate globale e krerëve aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor. Veç kësaj, samiti do të përmbajë asambletë e “Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe dhe Shoqatës Ndërfetare për Paqe dhe Zhvillim”.

Drejtues të lartë të shteteve por edhe të atyre që kanë pasur ndikim të madh në vendime të rëndësishme për Ballkanin, përfshirë këtu krerë aktualë dhe të mëparshëm shtetesh dhe qeverish, parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe udhëheqës të shoqërisë civile, gjetjen e zgjidhjeve drejt paqes afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Federata e Paqes Universale ka qenë aktive në Shqipëri që në vitin 2005, kur u inaugurua prej Themeluesve të saj si pjesë e turneut të tyre botëror.

Samiti i Paqes i Evropës Juglindore do sjellë së bashku udhëheqës botërorë, përvoja, urtësia dhe thellësia individuale dhe kolektive e të cilëve janë të nevojshme nëse duam të ndërtojmë një botë mirëkuptimi të ndërsjellët, paqeje të qëndrueshme dhe begatie për të gjithë.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin