Uebsajti gjigant i sportit vendos Kosovën në mesin e 10 Kombëtareve më atraktive në botë

Uebsajti gjigant i sportit vendos Kosovën në mesin e 10 Kombëtareve më atraktive në botë

Gjiganti mediatik, “Bleacher Report” e ka vendosur Kosovën në vendin e nëntë të Kombëtareve më atraktive në botë për t’i shikuar aktualisht. Uebsajti që ka zyra në Amerikë dhe Londër ka përpiluar një listë të dhjetë Kombëtareve më atraktive për fansat neutralë, të cilët do të kenë kohë të lirë të shikojnë ndeshje gjatë pushimit […]

Gjiganti mediatik, “Bleacher Report” e ka vendosur Kosovën në vendin e nëntë të Kombëtareve më atraktive në botë për t’i shikuar aktualisht.

Uebsajti që ka zyra në Amerikë dhe Londër ka përpiluar një listë të dhjetë Kombëtareve më atraktive për fansat neutralë, të cilët do të kenë kohë të lirë të shikojnë ndeshje gjatë pushimit ndërkombëtar, me klubet dhe reprezentacionet e tyre në pushim, raporton Periskopi.

Pas Algjerisë në të dhjetin, “Bleacher Report” i ka vendosur “Dardanët” në pozitën e nëntë.

Në përshkrimin për Kosovën, uebsajti ka shkruar:

“Arsyeja kyçe: Potenciali për të bërë historinë.

“Një Komb i pavarur që nga viti 2008. I njohur nga FIFA vetëm tre vite më parë. I humbën nëntë nga dhjetë ndeshjet e para pasi futbolli i zuri me intensitet të shpejt dhe fuqishëm.

“Pavarësisht kësaj, Kosova ka treguar një fytyrë tjetër, duke adaptuar një stil të futbollit atraktiv me një grup të mirë të lojtarëve.

“U desh një kundërshtar i kalibrit të Anglisë për t’i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa humbje të saj muajin e kaluar, me një humbje triller 5-3.

“Në Milot Rashicën dhe Bersant Celinën, Kosova ka një dyshe kreative në mesfushë, derisa Arbër Zeneli mund të ndihmojë me topa sulmuesin Vedat Muriqi.

“Kualifikimi në ‘Euro 2020’ është i mundshëm nëse arrijnë rezultate të mira në tri ndeshjet e ardhshme, duke filluar kundër Malit të Zi në shtëpi javën e ardhshme. Çfarë suksesi i jashtëzakonshëm do të ishte nëse e arrin.”

Kujtojmë se përveç Kosovës dhe Algjerisë, në listën e “Bleacher Report” janë përfshirë edhe Kombëtarja e Venezuelës, Senegalit, Brazilit, Anglisë, Meksikës, Italisë, Gjermanisë dhe Holandës. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova