Trajneri i Vushtrrisë kritikon brutalisht lojtarët pas barazimit me Flamurtarin: Kemi lojtar që duhet ta ndërrojnë profesionin

Trajneri i skuadrës së Vushtrrisë, Antonio Toma nuk i ka kursyer aspak kritikat e rënda për futbollistët e tij pas barazimit 2-2 me Flamurtarin. Kujtojmë se Vushtrria kishte një epërsi prej 2-0, të cilën e humbi eventualisht me Flamurtarin që në fund nxori një pikë nga përballja, raporton Periskopi. E kjo e ka lënë të […]
Trajneri i skuadrës së Vushtrrisë, Antonio Toma nuk i ka kursyer aspak kritikat e rënda për futbollistët e tij pas barazimit 2-2 me Flamurtarin.
Kujtojmë se Vushtrria kishte një epërsi prej 2-0, të cilën e humbi eventualisht me Flamurtarin që në fund nxori një pikë nga përballja, raporton Periskopi.
E kjo e ka lënë të frustruar Tomën, i cili pas ndeshjes është shprehur.
“Sepse kemi lojtarë që është dashur të bëjnë diçka tjetër dhe jo të luajnë futboll. Kur kishim epërsinë prej 2-0, Gashi dhe De Souza kishin mundësi për të shënuar edhe golin e tretë dhe të qetësisë. Ato gabime edhe na kushtuan. Unë i njoh futbollistët e mi edhe pse ishim duke triumfuar 2-0 e kam ditur se do ta humbasim ndeshjen. Nuk kemi futbollistë që e qetësojnë lojën dhe luajnë mirë me topin. Thjesht është e papranueshme kjo çfarë na ndodh neve”, deklaroi Toma pas ndeshjes për “Super Sport Kosova.
“Inkuadrova pesë mbrojtës për ta ruajtur rezultatin 2-1 në 15 minutat e fundit dhe ne pranuam gol nga vetëm një futbollist kundërshtarë brenda zonës. Unë iu tregoj edhe gjatë seancës stërvitore se kënd ta markojnë dhe si të luajnë në zonë, por është e kotë, pasi ata e shikojnë vetëm topin”, përfundoi Toma. /Periskopi.com/












