“Tërbohet” trajneri shqiptar, shpulla futbollistëve

Dhuna dhe aktet fizike janë një ndër veprimet që karakterizojnë botën e futbollit. Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili godet futbollistët e tij pas një ndeshje. E gjithë historia ka nisur pas një humbje […]
Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili godet futbollistët e tij pas një ndeshje.
E gjithë historia ka nisur pas një humbje të skuadrës që Tarazhit, ish-trajneri i acaruar me lojtarët e tij, teksa i tregon se kush kishte fajet gjatë ndeshjes, fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij.
Në një moment, një nga lojtarët edhe ngrihet për të mos duruar më.
Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të turpshme.
Kujtojmë se video është e disa kohëve më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17.
Biseda e trajnerit me futbollistët:
Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1146387355557633/












