Superpërmbysje nga Flamurtari, Ballkani siguron fitore të rëndësishme kundër Prishtinës

Ballkani ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e javës së nëntë në Superligë me rezultat 1-0. Vendësit golin e vetëm e realizuan në minutën e 55-të me anë të Blend Baftiut, i cili qëlloi rrjetën pas një harkimi të Jetmir Topallit. Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për djelmoshat e Ismet Munishit të cilët tani rrëmbejnë […]
Vendësit golin e vetëm e realizuan në minutën e 55-të me anë të Blend Baftiut, i cili qëlloi rrjetën pas një harkimi të Jetmir Topallit.
Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për djelmoshat e Ismet Munishit të cilët tani rrëmbejnë pozitën e parë, raporton Periskopi.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Trepçës 89.
Fillimisht nikoqirët kaluan në epërsi me anë të Gëzim Rusit në minutën e 44-t, para se Mendurim Hoti të barazonte në minutën e 77-të.
Përballja tjetër, ajo mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit u mbyll me rezultat 2-2.
Për Vushtrrinë realizuan Klevis Lushaku 30′ dhe Matheus De Paula 60′, por Flamurtari u rikthye me anë të Egzon Krasniqit i cili ngushtoi disavantazhin në 2-1 në minutën e 67-të, para se Trovilo Stullqaku të barazonte në minutën e 80-të. /Periskopi.com/












