Stadiumi më i bukur në botë ndodhet në një fshat të vogël jo larg Kosovës (Foto)

Futbolli i Kosovës vazhdon të luhet nëpër fusha me një të gjelbër të vrugët dhe me lloç. Përveç stadiumit “Fadil Vokrri” që tashmë është bërë stadium i kombëtares, stadiumet e tjera janë për gjynah dhe nuk tërheqin tifozët që të shohin ndeshjet. Stadiumi Pancho Arena është ndërtuar në fshatin me vetëm 1,700 banorë të Hungarisë. […]
Stadiumi Pancho Arena është ndërtuar në fshatin me vetëm 1,700 banorë të Hungarisë. Në këtë fshat është lindur dhe rritur Viktor Orban, presidenti aktual dhe ish kryeministri i Hungarisë – që dikur ishte futbollist profesionist dhe që paraqitet edhe në videolojën e famshme Football Manager 2006, shkruan Periskopi.
Por, edhe pse Orban duhet të kritikohet për qëndrimet e tij të forta anti-emigracion, ky stadium është e vështirë të kritikohet. 
Pancho Arena u hap më 21 prill të vitit 2014 dhe kushtoi goxha shumë. Por, pamjet e stadiumit janë mahnitëse. Në këtë stadium të bukur luan skuadra Puskas Akademia, e emërtuar sipas legjendës hungareze Ferenc Puskas.

Në vitin 2016, edhe një ndeshje e Europa League ishte luajtur në këtë stadium mes Videotonit dhe Zaria Baltit.

Sidoqoftë, për projektin në fjalë ka pasur shumë kundërthënie. Janë bërë shumë akuza ndaj presidentit Orban për korrupsion, i cili siç thamë është i njohur për pasionin e tij për futbollin. Ai e ka ndërtuar stadiumin veç disa metra larg shtëpisë ku është rritur.















