Shpend Ahmeti: Do ta përkrahim Qeverinë e re për interesin e shtetit

Shpend Ahmeti: Do ta përkrahim Qeverinë e re për interesin e shtetit

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, shkruan se votuesit kanë vendosur se kush të jetë në pozitë e kush në opozitë. Ai thotë se nuk është i kënaqur me rezultatin e PSD’së në këto zgjedhje, por se kjo parti do të tregohet përkrahëse e qeverisë në pikat e interesit nacional. Ja postimi i plotë i Ahmetit: […]

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, shkruan se votuesit kanë vendosur se kush të jetë në pozitë e kush në opozitë.

Ai thotë se nuk është i kënaqur me rezultatin e PSD’së në këto zgjedhje, por se kjo parti do të tregohet përkrahëse e qeverisë në pikat e interesit nacional.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Tani që përfundoi numërimi preliminar i zgjedhjeve të 6 tetorit, porosia e votuesve ishte e qartë. Është e qartë dhe për atë se kush duhet të jetë në pozitë e kush në opozitë.

Shpresojmë në certifikimin sa më të shpejtë të rezultateteve dhe formimin e institucioneve për shkak të përgjegjësive që presin bartësit e ri të institucioneve. Çfarëdo zhagitje në certifikim është vetëm shenjë e humbësve të dobët. Çfarëdo hezitimi në koalicion nga dy partitë është në kundërshtim me deklaratat e dhëna para zgjedhjeve.

Siç kam thënë natën e parë, urojmë fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. Pa marr parasysh dallimeve urojmë punë të mbarë në realizimin e zotimeve që i kanë dhënë, posaçërisht me ato që pajtohemi.

Për PSD, ky ishte një rezultat jo i kënaqshëm, por edhe porosi nga votuesit për vendimet e marra. Ne edhe sot besojmë se kanë qenë vendime të drejta në interes të shtetit të cilat qytetari qartazi nuk i ka përkrah në nivelin e duhur.

Ne vazhdojmë të besojmë në barazi, mirëqenie e solidaritet. Do ta përkrahim qeverinë e re në pika të interesit nacional dhe ku pajtohemi, si psh dialogu me Serbinë ku nuk ka ndryshim të kufijve e nivel të tretë të qeverisjes e deri te insistimi në rritjen e pages minimale. Por edhe do ta kundërshtojmë e monitorojmë për vendimet që nuk pajtohemi.

Do ta fillojmë një rindërtim të relacionit me qytetarin për të vazhduar luftën për socialdemokraci e mirëqenie në Kosovë.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja