Salih Zyba kërcënon Shpend Ahmetin, nënkupton se duhet të arratiset nga Kosova

Salih Zyba ka ofenduar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se ai përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë më as kryetar komune. Mirëpo, Zyba, nuk e ofendon Ahmetin këtu, por më pas, kur thotë se ai ‘ka të drejtë ta zgjedhë vendin se ku do të jetojë si Xhabir […]
Salih Zyba ka ofenduar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se ai përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë më as kryetar komune. Mirëpo, Zyba, nuk e ofendon Ahmetin këtu, por më pas, kur thotë se ai ‘ka të drejtë ta zgjedhë vendin se ku do të jetojë si Xhabir Zharku’.
“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.
I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, shkruan Zyba.













