Rekordi i Lewandowskit këtë sezon me Bayernin është nga një planet tjetër

Robert Lewandowski shënoi në ndeshjen e nëntë rresht në ligë, rekord i ri, derisa Bayerni mposhti Union Berlinin me rezultat 2-1, për të rikthyer lidershipin në ligë. Lewandowski, i cili ka shënuar në çdo ndeshje kompetitive në ligë, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë këtë sezon në total 19 gola, shënoi golin e 13-të në […]
Robert Lewandowski shënoi në ndeshjen e nëntë rresht në ligë, rekord i ri, derisa Bayerni mposhti Union Berlinin me rezultat 2-1, për të rikthyer lidershipin në ligë.
Lewandowski, i cili ka shënuar në çdo ndeshje kompetitive në ligë, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë këtë sezon në total 19 gola, shënoi golin e 13-të në ligë tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, për të vendosur rekord të ri në Bundesligë.
Benjamin Pavard kishte realizuar golin e parë në minutën e 13-të.
Bavarezët kryesojnë në ligë me 18 pikë, një më shumë se Freiburgu, që mposhti Leipzigun 2-1. /Periskopi.com/












