Reja ka ende shpresa: Turqia, mundësia e fundit për të shkuar në Evropë

Reja ka ende shpresa: Turqia, mundësia e fundit për të shkuar në Evropë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp nga ambientet e FSHF, ku ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2020. Shqipëria do të luajë në datën 11 tetor ndaj Turqisë dhe në datën 14 tetor ndaj Moldavisë, të dyja në transfertë. […]

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp nga ambientet e FSHF, ku ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2020.

Shqipëria do të luajë në datën 11 tetor ndaj Turqisë dhe në datën 14 tetor ndaj Moldavisë, të dyja në transfertë.

“Kam folur me Mavrajn i cili këtë javë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Kjo është arsyeja pse nuk është përfshirë në listë, por do ta ftoj sërish. Sadiku në çastet e fundit më ka kërkuar të mos grumbullohet për një problem të rëndësishëm familjar, kjo është e gjitha. Të dy do të kthehen në Kombëtare për raundin tjetër të ndeshjeve”, tha ai.

Duke folur për ndeshjen me Turqinë, trajneri shtoi se shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv.

“Do të shkojmë në Turqi me besim. Dihen vlerat e lojtarëve të Turqisë, ata kanë shumë cilësi dhe marrin pjesë në Kupat e Evropës. Ne po krijojmë një grup të rëndësishëm dhe mund të marrim rezultate kudo. Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv. E dimë shumë mirë që është mundësia e fundit për të shkuar në Evropë. Ambienti është gati për të marrë një fitore ndaj Turqisë. Edhe barazimi nuk na intereson. I vetmi objektiv është të bëjmë një ndeshje sa më pozitive për të marrë një rezultat pozitiv, që është fitorja”,  u shpreh Reja.

Ndeshja Turqi-Shqipëri do të luhet në Stamboll për fazën eliminatore Euro 2020, ku Shqipëria është në grupin H.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova