Reagimi i Mustafit pasi që është votuar si mbrojtësi i dytë më i keq në botë

E përditshmja spanjolle, “Marca”, ka dalë me një sondazh, ku mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është renditur si mbrojtësi i dytë më i keq në botë pas Phil Jones te Manchester United, shkruan Periskopi. Nga 150 mijë votues, Mustafi ka marrë 35 për qind të votave për mbrojtësin më të keq në botë. Qendërmbrojtësi është pyetur […]
Nga 150 mijë votues, Mustafi ka marrë 35 për qind të votave për mbrojtësin më të keq në botë.
Qendërmbrojtësi është pyetur për sondazhin e “Marca” nëse është mbrojtësi i dytë më i keq në botë, Mustafi për “Spiegel” ka thënë “Jo, nuk mendoj ashtu”.
“Unë do të mendoja për këtë me seriozisht, nëse do të bëhej ndonjë studim nga trajnerët më të mirë në Evropë”, ka përfunduar Mustafi.
Arsenali e kishte transferuar mbrojtësin shqiptar nga Valenica në vitin 2016, ndërsa në afatin e fundit kalimtar ishte shumë afër largimit. /Periskopi/












