Postimi interesant i fansit anglez pasi nuk arriti të sigurojë biletë për ndeshjen kundër Kosovës

Një fans i Kombëtares angleze është i gatshëm të bëjë një rrugë të gjatë drejt Prishtinës, për ta shikuar ndeshjen kundër Kosovës, pavarësisht se nuk arriti të gjejë biletë. Fansi i quajtur Matthew Jones ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale, duke potencuar se do ta shikojë ndeshjen në ndonjë kafene të Prishtinës. “Do […]
Një fans i Kombëtares angleze është i gatshëm të bëjë një rrugë të gjatë drejt Prishtinës, për ta shikuar ndeshjen kundër Kosovës, pavarësisht se nuk arriti të gjejë biletë.
Fansi i quajtur Matthew Jones ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale, duke potencuar se do ta shikojë ndeshjen në ndonjë kafene të Prishtinës.
“Do të udhëtoj rreth tri shteteve për katër ditë për të përfunduar në një kafene në Prishtinë për ta shikuar ndeshjen”, ka shkruar Jones. /Periskopi.com/
Driving around 3 countries in 4 days to end up sat in a bar in Pristina to watch the game ???♂️#englandaway pic.twitter.com/EC5lEPuCfP
— Matthew Jones (@matthewj122) October 29, 2019












