Policia shoqëron në stacion trajnerin shqiptar pasi u publikuan pamje duke rrahur futbollistët e tij

Ndue Tarazhi, trajneri që u bë i njohur si pasojë e videos virale në rrjetet sociale ku ai shihej që rrihte dhe ofendonte lojtarët e U17 në Laç, u ndalua nga forcat e rendit. Tarazhi do të merret ne pyetje për të sqaruar pozicionin e tij në këtë skandal. Ndue Tarazhi në fakt është shkarkuar […]
Ndue Tarazhi, trajneri që u bë i njohur si pasojë e videos virale në rrjetet sociale ku ai shihej që rrihte dhe ofendonte lojtarët e U17 në Laç, u ndalua nga forcat e rendit.
Tarazhi do të merret ne pyetje për të sqaruar pozicionin e tij në këtë skandal.
Ndue Tarazhi në fakt është shkarkuar pak kohë më parë nga ky pozicion e po ashtu duhet thënë se video në fjalë nuk është aktuale, por është realizuar pak kohë më parë.
Tarazhi shihet duke goditur disa lojtarë të rinj pas humbjes së një ndeshjes e nuk kursen ndaj tyre edhe ofendime të rënda. /Periskopi.com/












