Pas sulmit në zemër, një vdekje e rëndë godet Bernie Sandersin

Raine Riggs, neuropsikologe dhe gruaja e djalit të kandidatit për president nga ana e Demokratëve, Bernie Sandersit, vdiq të dielën – dy ditë pasi ishte diagnostikuar me kancer. Raine Riggs ishte 46 vjeçare, shkruan Periskopi. Asaj i ishte kushtuar një nekrologji pas vdekjes dhe e cila mbaronte me “Bota jonë kurrë më s’do të jetë […]
Raine Riggs ishte 46 vjeçare, shkruan Periskopi.
Asaj i ishte kushtuar një nekrologji pas vdekjes dhe e cila mbaronte me “Bota jonë kurrë më s’do të jetë e njëjta.”
Riggsi ishte e martuar për djalin e Berniet, Levin, dhe vdiq bash në ditën kur senatori i Vermontit u kthye në shtëpi pas një sulmi në zemër që e kishte pasur javën e kaluar.
Sipas nekrologjisë, nëna e tre fëmijëve ishte sëmurë vetëm tri javë para vdekjes, por mjekët nuk e kishin kuptuar se çka s’ishte në rregull. /Periskopi












