Pas largimit të SHBA-së, Turqia gati të shkatërrojë kurdët

Pas largimit të SHBA-së, Turqia gati të shkatërrojë kurdët

Në Siri, është gati ofensiva turke kundër njësive kurde YPG-, tregojnë raportet në mediat e huaja. Përmes Twitterit, ministria turke e Mbrojtjes tregoi se përgatitjet për operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë kundër milicëve kurdë kanë përfunduar. “Krijimi i një zone sigurie, apo korridori paqeje është thelbësor për sigurinë e sirianëve dhe stabilitetin në rajon”, […]

Përmes Twitterit, ministria turke e Mbrojtjes tregoi se përgatitjet për operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë kundër milicëve kurdë kanë përfunduar.

“Krijimi i një zone sigurie, apo korridori paqeje është thelbësor për sigurinë e sirianëve dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në postim. “Forcat turke, vazhdon më tej mesazhi, nuk do të tolerojnë krijimin e një korridori të terrorit në kufijtë tanë”.

As tolerancë, por as kërcënime: mesazhi ynë për komunitetin ndërkombëtar është i qartë, Turqia nuk është vend që vepron nën kërcënim, deklaroi zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, i cili iu përgjigj në këtë mënyrë paralajmërimeve të Donald Trumpit, se do të rrënonte ekonominë turke, nëse Ankaraja i kapërcen limitet e ndërhyrjes kundër YPG-ve në Siri.

Kur flitet për sigurinë, shtoi Oktay, Turqia ndjek rrugën e vet, dhe e bën me çfarëdolloj çmimi.

Pavarësisht deklaratave të fundit të Trumpit, për shumë analistë gjërat janë të qarta: humbësit në këtë mes janë kurdët, ndërsa me tërheqjen nga Siria veriore, Shtetet e Bashkuara praktikisht tradhtuan aleatin e tyre më besnik në luftën kundër ISIS-it, e sipas Matthias von Hein, ky mund të rezultojë një gabim i rëndë edhe për situatën e ardhshme të sigurisë në Evropë.

Ideologjia e Shtetit Islamik është ende në mendjen e rreth 12.000 luftëtarëve të kapur të Shtetit Islamik, të cilët ruhen nga kurdët në veri të Sirisë, shprehet ai, dhe kur të afrohet ushtria turke, kurdëve do t’u duhet të kujdesen për diçka tjetër në vend të trashëgimisë njerëzore të kalifatit të terrorit./tch

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin