Parma me Kastriot Dermakun ia ndal hovin Interit, nxjerr barazim të rëndësishëm në ‘San Siro’

Parma me Kastriot Dermakun ia ndal hovin Interit, nxjerr barazim të rëndësishëm në ‘San Siro’

Interi nuk e shfrytëzoi dot ndalesën e Juventusit, dhe barazon në shtëpi 2-2 përballë Parmës së mbrojtësit shqiptar, Kastriot Dermaku, që e nisi si titullar dhe luajti për 90 minuta. Pjesa e parë nisi me sulme të Parmës, dhe që në minutën e 10-të, ishte mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku që goditi me të djathtën nga […]

Pjesa e parë nisi me sulme të Parmës, dhe që në minutën e 10-të, ishte mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku që goditi me të djathtën nga hyrja e zonës, por Handanoviç u zgjat për të shpëtuar gjithçka.

Gjithsesi, në të 23-tën, ishte Interi që zhbllokoi shifrat me Kandrevën. Pasi shënoi edhe në Champions ndaj Dortmundit, Kandreva gjuajti fort nga jashtë zone, dhe topi pësoi dy devijime, e pëfundoi në rrjetë.

Gjithsesi, Parma nuk u dorëzua, dhe në të 26-tën ishte Karamoh, një lojtar zikaltër i huazuar te Parma, që shënoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës, dhe nuk festoi. 4 minuta më pas, ishte Brozoviç që gaboi një top, dhe Karamoh përfitoi e u nis në kundërsulm. Pasi përshkroi disa metra, pasoi te Zhervinjo, që i vetëm me Handanoviç nuk e kishte të vështirë ta mposhtte.

45 minutat e para u mbyllën me fitoren e miqve, ndërkohë e dyta nisi me një marsh tjetër nga ekipi i Kontes. Në minutën e 51-të, është Romelu Lukaku që gjen golin e barazimit, por u deshën plot 4 minuta që rasti të rishikohej në VAR, pasi pozicioni i Kandrevës që adha asistin ishte shumë i dyshimtë.

Në fund u akordua gol i rregullt për Interin, por minutat e tjera nuk pati më ndryshim rezultati, dhe në fund Interi e Parma barazuan 2-2. Pas barazimit të Juventusit, zikaltrit kishin një shans mjaft të mirë që të merrnin kreun e Serisë A, por nuk e shfrytëzuan, teksa mbeten në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juvja. Nga ana tjetër, vazhdon ecuria e mirë e Parmës së Dermakut, që tani numëron 13 pikë në vendin e shtatë.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova