Paranojë te Man United: Stafi i tmerruar pasi lojtarët janë mësuar me humbje

Lëndimet po shtohen dhe futbolli në fushë është bërë më i mërzitshëm se kurrë më parë. Humbja 1-0 nga Newcastle Unitedi i ka lënë “Djajtë e Kuq” vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme. Madje as akademia e ndritshme e klubit nuk po arrin të shkëlqejë për të ngritur shpresat te fansat, raporton Periskopi. Emra […]
Humbja 1-0 nga Newcastle Unitedi i ka lënë “Djajtë e Kuq” vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.
Madje as akademia e ndritshme e klubit nuk po arrin të shkëlqejë për të ngritur shpresat te fansat, raporton Periskopi.
Emra si Mason Greenwood, Angel Gomes, Tahith Chong dhe Brandon Williams kanë luajtur në javët e fundit në mungesë të yjeve kryesorë.

Tani, një raport nga Simon Stone i BBC ka detajizuar prapaskenat në klub, derisa ka nënvizuar faktin se humbja është shëndrruar në diçka të zakonshme.
Stone shkruan, përcjell Periskopi: “Në prapaskenë, stafi i trajnerëve të Unitedit e di se po kërkojnë shumë nga Greenwood, Thaith Chong, Angel Gomes dhe Brandon Williams.
“Ekziston frika se të rinjtë e Unitedit do të mësohen me humbje, dhe do të bëhet një zakon i vështirë për ta ndryshuar.”

Stafi i klubit thuhet se e ka marrë si shembull treshen fantastike të Chelseat, Tammy Abraham, Mason Mount dhe Fikaya Tomori si shembull se pse të rinjtë e Unitedit mund të vuajnë.

Treshja e “Të Kaltërve” është dërguar në huazim disa herë për ta kuptuar më mirë futbollin në nivelin më të lartë, derisa janë adaptuar me atmosfera të ndryshme në zhveshtore. /Periskopi.com/













