Pamje të reja, kështu u ndalua Zvezda të futet në Kosovë

Ndeshja e paralajmëruar për sot në mes ekipit futbollistik nga Serbia “Cërvena Zvezda” dhe atij “Trepça” nga Mitrovica Veriore nuk do të mbahet, shkruan Periskopi. Policia e Kosovës ka ndaluar futbollistët e ekipit serb “Crvena Zvezda” të futen në territorin e Republikës së Kosovës. Mediat serbe kanë publikuar video nga kjo ndalesë ku shihet një […]
Policia e Kosovës ka ndaluar futbollistët e ekipit serb “Crvena Zvezda” të futen në territorin e Republikës së Kosovës.
Mediat serbe kanë publikuar video nga kjo ndalesë ku shihet një makinë private e menaxherit të klubit dhe një autobus i mbushur me lojtarë.
“Ne kemi një ndalim për të hyrë në territorin e Kosovës. Ne nuk e dimë arsyen, qeveria e Kosovës e ka ndaluar atë”, tha Zvezdan Terzic, drejtor i klubit “Crvena Zvezda”.
FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.
https://www.facebook.com/Inspirimicom/videos/2541863512537571/?t=0
/Periskopi/












