Paçarizi: Edi Rama duhet të jetë më i qetë, jo t’i ofendojë liderët e Kosovës

Analisti Rrahman Paçarizi duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se do ta padis kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se Rama njihet për arrogancë ndaj liderëve te tjerë. Ai thotë se qytetarët e Kosovës mund te ndihen të ofenduar ndaj kësaj sjellje dhe nuk mund të durojnë pafundesisht. ‘Zoti Rama […]
Ai thotë se qytetarët e Kosovës mund te ndihen të ofenduar ndaj kësaj sjellje dhe nuk mund të durojnë pafundesisht.
‘Zoti Rama mendon qe e ka nje farë epërsie kulturore. E manifeson atë në raport me liderët tjerë. Zoti Rama ka shfaqë disa herë zgjedhje paternaliste ndaj Kosovës duke shfrytëzu atë provizionin që duhet te kujdeset për shqiptarët jasht Shqipërisë. Zoti Rama duhet te jetë më i qetë me vetveten. Jo duke ofendu liderët e Kosovës sepse qytetarët e Kosovës do të duhej të ndiheshin te ofenduar. Nuk besoj se qytetarët e Kosovës pafundesisht mund ta durojnë arrogancën dhe mungesen e skrupullit te zotit Rama’, ka thënë Paçarizi në Analiza zgjedhore të Klan Kosovës. / Periskopi/












