Njeriu më i pasur i Kinës sfidon Mayweather

Njeriu më i pasur i Kinës thotë se është gati të ndeshet në ring me Floyd Mayweather. Në një video të postuar të dielën në Twitter, legjenda filipinase e boksit, Manny Pacquiao dhe themeluesi i Alibaba,  Jack Ma, sfiduan kampionin e tërhequr tashmë. “Nëse dëshiron një ndeshje të vërtetë, ndeshu me mua Floyd Mayweather. Nëse […]

“Nëse dëshiron një ndeshje të vërtetë, ndeshu me mua Floyd Mayweather. Nëse do një ndeshje sa për spektakël, miku im Jack Ma do të kujdeset për ty”, shkroi Pacquiao. “Unë jam gati, kudo dhe kurdo”, thotë Ma.

Message to Mayweather! pic.twitter.com/nS3K9a0SCY

— Manny Pacquiao (@MannyPacquiao) October 27, 2019

Themeluesi i gjigantit të shitjeve online dha dorëheqjen nga kompania muajin e kaluar duke thënë se dëshironte të ndiqte pasione të tjerë, si arsimi. Ai është gjithashtu i dhënë pas arteve marciale, madje edhe ka marrë pjesë si protagonist në një film të shkurtër të prodhuar nga Jet Li, në të cilin luan rolin e një mjeshtri të “tai chi”.

Por edhe pse duket në formë, përballja me Mayweather në ring do të ishte krejt tjetër gjë për Ma. Amerikani ka një rekord me 50 fitore nga 50 ndeshje të luajtura dhe pavarësisht se zyrtarisht është tërhequr, ka zhvilluar edhe më parë ndeshje të tjera. Vitin e kaluar fitoi 9 milionë dollarë për një ndeshje 2-minutëshe në Japoni. Pacquiao është ndeshur për herë të parë me Mayweather në vitin 2015, por edhe pse tani është senator në vendin e tij, kërkon një revansh.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova