Një raport i QNR-së për keqpërdorimet në numërim të votave do t’i dërgohet Prokurorisë

Një raport i QNR-së për keqpërdorimet në numërim të votave do t’i dërgohet Prokurorisë

Prokurorisë i është hapur rruga që të veprojë për keqpërdorimet e qëllimshme dhe manipulimet e mundshme që çuan në rinumërim të rreth njëmijë vendvotimeve. Tashmë kur procesi i rinumërimit ka përfunduar, stafit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve i mbetet ta bëjë auditimin dhe krahasimin e votave para dhe pas rinumërimit, raporton KTV. Ky […]

Tashmë kur procesi i rinumërimit ka përfunduar, stafit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve i mbetet ta bëjë auditimin dhe krahasimin e votave para dhe pas rinumërimit, raporton KTV.

Ky raport i audimit me mospërputhjet e mundshme të votave të deputetëve dhe subjekteve politike, do t’i dorëzohet Prokurorisë.

Burim Ahmetaj, udhëheqës i QNR-së thotë se megjithëse KQZ ftoi Prokurorinë të jetë e pranishme gjatë procesit të rinumërimit, ajo, megjithatë, nuk qëndroi aty gjatë gjithë kohës.

Kjo shkaku se, sipas Prokurorisë, nuk ishte e nevojshme një gjë e tillë pasi në fund, stafi i QNR-së që vlerëson nëse ka pasur shkelje të qëllimshme, në fund e njofton Prokurorinë.

Ndërkohë, gjatë rinumërimit të 530 vendvotimeve dolën në pah mospërputhje të mëdha të votave të kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike.

Disa parti politike dhe kandidatë për deputetë, në fillim kishin më pak vota bazuar në formularët e ardhur nga qendrat e votimeve, ndërsa pas rinumërimit morën më shumë vota ose anasjelltas.

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, zëdhënësja Laureta Ulaj, përmes telefonit, i ka thënë televizionit se po e presin QNR-në dhe KQZ-në për t’u njoftuar rreth keqpërdorimeve të mundshme dhe më pas të procedojnë tutje.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot