Një kafkë njeriu gjendet në stadiumin e futbollit vendor

Policia e Kosovës ka gjetur një kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut, shkruan Periskopi. Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, te Stadiumi Rilindja. Një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë e cila dyshohet se është e njeriut. Kurse, Policia në raportin 24 orësh bën […]
Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, te Stadiumi Rilindja.
Një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë e cila dyshohet se është e njeriut.
Kurse, Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Kafka është marrë nga Policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


/Periskopi/












