Nicolas Pepe i bëri tre lojtarë të Bournemouthit të duken si amatorë me këto driblime brilante

Starti i jetës së Nicolas Pepes në futbollin anglez ka qenë vërtet i dobët. Anësori nga Bregu i Fildishtë u transferua tek Arsenali nga Lille gjatë verës për 80 milionë euro, një çmim që duket se ka ndikuar në vetëbesimin e 24-vjeçarit, raporton Periskopi. Pepe nuk ka shënuar ende në Premier League nga loja e […]
Anësori nga Bregu i Fildishtë u transferua tek Arsenali nga Lille gjatë verës për 80 milionë euro, një çmim që duket se ka ndikuar në vetëbesimin e 24-vjeçarit, raporton Periskopi.
Pepe nuk ka shënuar ende në Premier League nga loja e hapur dhe paraqitja katastrofale e tij kundër Manchester Unitedit ndikoi që shumë fansa t’i hedhnin në diskutim aftësitë e tij.

Sidoqoftë, është e rëndë të gjykohet një futbollistë pas vetëm tetë ndeshjeve në një kampionat të ri dhe tejet kompetitiv siç është Premier League.
Pepe ka bërë dy asistime dhe në raste të caktuara ka treguar se talenti nuk i mungon.
Ai së fundmi e dëshmoi këtë në fitoren 1-0 kundër Bournemouthit, të dielën.
Pepe bëri një vrapim brilant në pjesën e dytë, duke i lënë për “të vdekur” tre mbrojtës të skuadrës së Eddie Howe. /Periskopi.com/
Pepe’s a baller #afc pic.twitter.com/Vmhr28TVzZ
— Urban Arsenal (@urbanarsenaI) October 7, 2019












