Ndalohet një i dyshuar në Pozhoran për veprën penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar”

Gazetarja Hana Selimi ka thënë se lidhur me videon që është publikuar nga Pozhorani i Vitisë ka ndodhur një ndalim, sipas saj këtë e ka konfirmuar Liridona Xheladini, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore në Gjilan, njofton Klan Kosova. Sipas Selimi, Xheladini ka thënë se është ndaluar një person për 48 orë nën dyshimin se […]
Gazetarja Hana Selimi ka thënë se lidhur me videon që është publikuar nga Pozhorani i Vitisë ka ndodhur një ndalim, sipas saj këtë e ka konfirmuar Liridona Xheladini, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore në Gjilan, njofton Klan Kosova.
Sipas Selimi, Xheladini ka thënë se është ndaluar një person për 48 orë nën dyshimin se në fshatin Pozhoran ka kryer veprën penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.












