Ndalohet hyrja e tifozëve të Zvezdas në Kosovë

Tifozët e Zvezdës janë ndaluar për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi. Media serbe Kurir bën të ditur se tifozët e Zvezdas, rreth 50 prej tyre në 20 vetura, u ndaluan nga policia serbe në dalje të Rashkës. Ata ishin nisur drejt Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen që dy […]
Media serbe Kurir bën të ditur se tifozët e Zvezdas, rreth 50 prej tyre në 20 vetura, u ndaluan nga policia serbe në dalje të Rashkës.
Ata ishin nisur drejt Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen që dy ekipet serbe, Crvena Zvezda e FC Trepça, po pretendonin ta luanin sot në ora 14:00 në Zveqan, në veri të Kosovës.
Vendimi që ndeshja të luhej në Zveqan ishte marrë ditë më parë, pasi FIFA ia kishte refuzuar kërkesën FFK-së që të mos e lejojë në Kosovë zhvillimin e kësaj ndeshje.














