Munishi e krahason këtë lojtar të Ballkanit me Milot Rashicën pas fitores kundër Prishtinës

Ballkani regjistroi një fitore minimale, 1-0, por shumë të rëndësishme kundër Prishtinës, në përballjen e cila u luajt në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës. Kjo fitore njëherit e ngriti Ballkanin në pozitën e parë në tabelë. “Ne Prishtinës nuk i kemi dhënë respekt të tepërt, por Prishtina duhet neve të na […]
Ballkani regjistroi një fitore minimale, 1-0, por shumë të rëndësishme kundër Prishtinës, në përballjen e cila u luajt në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.
Kjo fitore njëherit e ngriti Ballkanin në pozitën e parë në tabelë.
“Ne Prishtinës nuk i kemi dhënë respekt të tepërt, por Prishtina duhet neve të na motivojë që ne të paraqitemi sa më mirë.
“Është fitore shumë e rëndësishme për ecurinë tonë sepse kemi pasur një ekip që dikur ka qenë pak më inferior dhe lojtarët është dashur edhe ti mësojmë të respektojnë fanellën dhe të ndërrojnë qasjen, meqë tash po synojmë plasman të lartë” deklaroi Munishi për Supersport, raporton Periskopi.
I pyetur për Blend Baftiun dhe formën e tij Munishi deklaroi se “Baftiu është super lojtar.
“Duket se unë po kam fat, fillimisht me Milotin (Rashicën) dhe tash sërish me Baftiun, por edhe lojtarë të tjerë që kam punuar. Po kam fat që po kam super lojtarë në ekipet e mia,” u shpreh ai.












