Milot Rashica – lojtari më i mirë kosovar i javës në Evropë (Video)

Milot Rashica – lojtari më i mirë kosovar i javës në Evropë (Video)

Përfundoi një javë tjetër interesante në ligat e futbollit evropian, në të cilën sërish paraqitje të mirë patën yjet e kombëtares së Kosovës në futboll. Javën e kaluar, më i miri ishte mbrojtësi i Heerenveen, Ibrahim Dresheviq në fitoren e ekipit të tij si mysafir. Këtë javë, Dresheviq u paraqit më zbehtë dhe mori notë […]

Javën e kaluar, më i miri ishte mbrojtësi i Heerenveen, Ibrahim Dresheviq në fitoren e ekipit të tij si mysafir. Këtë javë, Dresheviq u paraqit më zbehtë dhe mori notë më të dobët (6.4) në ndeshjen kundër Groningen në Eredivisie të Holandës.

Edhe mbrojtësi tjetër, Amir Rrahmani nuk kishte ditën e tij më të mirë për Veronën në ndeshjen kundër Sassuolos pasi ekipi i tij humbi dhe ai u notua me 6.3. Sidoqoftë, mbetet të vlerësohet që ai është mbrojtësi më i mirë në klubin e Ivan Juriq, dhe ishte i vetmi që nuk u zëvendësua duke dëshmuar se sa i vlefshëm është për ekipin simpatik nga Serie A.

Milot Rashica shënoi një gol spektakular për Werder Bremenin në Bundesliga në ndeshjen e zorshme kundër Leverkusenit si mysafir. Kjo ndeshje përfundoi 2:2 ndërkaq Rashica ishte më i mirë i ekipit të tij me notën 7,9.

Një tjetër paraqitje të mirë dhuroi edhe Vedat Muriqi që e shënoi një gol në fitoren 5-1 të Fenerbahçes kundër Konyasporit. Tashmë, ylli dardan ka arritur në shifrën e 5 golave dhe në këtë sfidë u vlerësua me notën 8,3.

Florent Hadërgjonaj dhe Arijanet Muriq nuk luajtën fare në Championship. Por, Celina luajti në fitoren e Swanseat dhe bëri paraqitje solide [7,1].

Lojtari dardan i javës nga kjo javë me shumë meritë zgjedhet Milot Rashica i Bremenit, edhe pse kishte notë pak më të ulët se Muriqi. Rashica me ekipin e tij kishin ndeshje shumë më të vështirë këtë javë për dallim nga Muriqi dhe shokët e tij që u përballën me një prej ekipeve më të dobëta të Superligës turke.

Kësisoj, lojtari dardan i javës sipas redaksisë së Periskopit është pikërisht ylli ynë nga Vushtrria, Miloooot Rashicaaa. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova