Mediumi anglez: Rashica i duhet skuadrës së Premier Ligës

Mediumi anglez: Rashica i duhet skuadrës së Premier Ligës

Mediumi anglez, Soccer Souls, e publikoi një artikull duke e arsyetuar pse Crystal Palace duhet të tentojë ta transferojë sulmuesin kosovar, Milot Rashicën, gjatë afatit kalimtar të verës. Artikullin e plotë mund ta lexoni në vijim.Në shkurt, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, ishte përfolur për një kalim te Crystal Palace. Shqiponjat pritej të bënin […]

Artikullin e plotë mund ta lexoni në vijim.Në shkurt, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, ishte përfolur për një kalim te Crystal Palace.

Shqiponjat pritej të bënin ofertë për anësorin këtë verë, megjithatë s’pati interesim konkret.

Si rezultat, anjë marrëveshje s’u arritur dhe ai mbeti në Bremen, shkruan Soccer Souls.Milot Rashica, 23-vjeçar, iu bashkua Bremenit në janar të vitit 2018, pas tri sezoneve mbresëlënëse në Holandë me Vittese Arnhem.

Kosovari e shijoi një sezon të mirë 2018/19, kur kontribuoi me nëntë gola dhe pesë asiste në 26 ndeshje.23-vjeçari e ka nisur mirë edhe sezonin  e ri.

Megjithatë, Bremeni s’ka arritur të sigurojë fitore që tri ndeshje.

Pasi që Rashica ka qenë mbresëlënës në Bundesligë, Crystal Palace duhet ta rindezë interesimin dhe të tentojë të marrë nënshkrimin e tij sapo të hapet afati kalimtar.

Crystal Palace radhitet për momentin në pozitën e gjashtë në tabelë, pas një tjetër nisjeje të mirë në sezonin e ri të Premierligës. Por, Roy Hodgson i ka disa probleme në skuadër të cilat duhet t’i adresojë nëse dëshiron t’i befasojë të gjithë dhe ta sigurojë një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

Njëra ndër këto zona është edhe sulmi, pasi që Shqiponjat i kanë shënuar vetëm tetë gola në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, transmeton Express.Jordan Ayew ka qenë mbresëlënës, mirëpo atij i nevojitet më shumë mbështetje nga sulmuesit e tjerë të skuadrës.

E ardhmja e Wilfred Zahas mbetet e paqartë, ndërsa Andros Townsend nuk ka qenë në formë të mirë deri më tani. Londinezët i habitën shumë tifozë duke i dhënë Christian Bentekes kontratë të re javën e kaluar, megjithatë ky do të jetë rasti i fundit i belgut për t’ia shpaguar Hodgsonit besimin.

Nëse Palace dëshiron me të vërtetë të jetë në top gjashtëshe këtë sezon, ata duhet ta freskojnë repartin e sulmit me transferimin e Milot Rashicës. Ai jo vetëm që bashkëpunim të mirë me bashkëlojtarët e tij dhe bënë pasime të mençura e driblime në fazën e sulmit, mirëpo kosovari është më së shumti efektiv në kundërsulme.

Ai është bërë shumë i rrezikshëm në sulm gjatë 15-18 muajve të fundit, gjë që i konvenon Shqiponjave, që kanë nevojë për burime të reja golash.Rashica duket se po përmirësohet me çdo ndeshje që po kalon dhe Palace do të tregohej i mençur nëse e blen atë sa më shpejt që të jetë e mundur, para se për të të interesohen edhe klubet e tjera.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova