Man Utd arrin rekord unik në Premierligë

Goli i parë i Scott McTominay për Manchester United kundër Norwich City ka parë që ‘Djajtë e Kuq’ të vendosin një rekord të Premierligës, pasi arritën kuotën e 2000 golave. Mesfushori skocez shënoi në mes të gjysmës së parë për t’i dhënë ekipit të tij epërsinë, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-3. Goli ishte i […]
Goli i parë i Scott McTominay për Manchester United kundër Norwich City ka parë që ‘Djajtë e Kuq’ të vendosin një rekord të Premierligës, pasi arritën kuotën e 2000 golave.
Mesfushori skocez shënoi në mes të gjysmës së parë për t’i dhënë ekipit të tij epërsinë, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-3.
Goli ishte i 2000-ti i klubit në Premierligë, dhe ata janë klubi i parë që e kalon këtë shifër, përcjell lajmi.net.
Ishte goli i katërt i 22-vjeçarit për klubin dhe hyri në histori, megjithëse është në fillim të karrierës së tij.
Goli i parë u shënua nga Mark Hughes në gusht 1992. Uellsiani bëri 345 paraqitje për United në dy sezone, duke shënuar 120 gola, megjithëse ky gol i veçantë erdhi në një humbje 2-1 ndaj Sheffield United.












