Man United më afër se kurrë për të bërë goditjen e madhe në janar

Mario Mandzukic është shumë afër të arrijë marrëveshje me Manchester Unitedin për transferim në janar, sipas raporteve. Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer e ka ndjekur veteranin kroat tash e një kohë, derisa është në kërkim të sulmuesve të rinj. Mandzukic, 33-vjeçar, ka marrë dritën e gjelbër për largim nga “Zonja e Vjetër”, pasi ka dështuar ta […]
Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer e ka ndjekur veteranin kroat tash e një kohë, derisa është në kërkim të sulmuesve të rinj.
Mandzukic, 33-vjeçar, ka marrë dritën e gjelbër për largim nga “Zonja e Vjetër”, pasi ka dështuar ta bind Sarrin se meriton rolin e startuesit, transmeton Periskopi.

Juve është e gatshme të dëgjojë ofertat, por shpreson të fitojë të paktën 12 milionë euro nga shitja e tij.
Dhe sipas “Tuttomercatoweb”, sulmuesi është më afër se kurrë të transferohet te “Djajtë e Kuq”, pas bisedimeve të suksesshme.
Mandzukic pos hikohet si zgjedhje afatshkurte dhe eksperienca e tij mund t’i hyjë shumë në punë klubit për t’i motivuar të rinjtë si Mason Greenëood. /Periskopi.com/












