Man City i bën presion Liverpoolit për vendin e parë, e mposht pa problem Aston Villën

Manchester City ka mposhtur me rezultat bindës, 3-0, Aston Villën në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League, të shtunën pasdite. Fillimisht Raheem Sterling kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 46-të, para se Kevin De Bruyne të shënonte për 2-0 në minutën e 65-të. Golin e tretë dhe goditjen përfundimtare Villës […]
Fillimisht Raheem Sterling kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 46-të, para se Kevin De Bruyne të shënonte për 2-0 në minutën e 65-të.
Golin e tretë dhe goditjen përfundimtare Villës ia dha Kevin De Bruyne në minutën e 65-të.
Pas kësaj fitoreje, City ngjitet në vendin e dytë, me tri pikë më pak se Liverpooli (22), por “Të Kuqtë” kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Villa është e 13-ta me 11 pikë të grumbulluara pas dhjetë ndeshjeve. /Periskopi.com/












