Maliqi: Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka komentuar rezultatet e dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. Maliqi, në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se sovrani në këto zgjedhje ka vendosur ta ndajë votën në tri pjesë pothuajse të barabarta. Ai thotë se PAN-i u ndëshkua nga populli, por fituesi është relativ, prandaj duhet ta ndajë pushtetin me […]
Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka komentuar rezultatet e dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Maliqi, në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se sovrani në këto zgjedhje ka vendosur ta ndajë votën në tri pjesë pothuajse të barabarta.
Ai thotë se PAN-i u ndëshkua nga populli, por fituesi është relativ, prandaj duhet ta ndajë pushtetin me të dytin.
Shkrimi i plotë:
Një konstatim joeuforik për voten e sovranit. Ai ka vendosur që ta ndajë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta: LVV, LDK dhe ish koalicioni i ndëshkuar PAN te elektorati shqiptar i kanë nga rreth 33 % dhe rreth 1% përqindëshi i mbetur do ta bëjë diferencën, sepse me meritë do t’i jepet subjektit të paprovuar në pushtet, LVV-se.
Ndeshkimi i PAN-it është absolut, por fituesi i pa dyshimtë LVV është relativ, duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-ne. Nese kjo gjë shperfillet do të mund të kemi sërish probleme. Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion.












