Loriana Kuka lufton për vendin e tretë në Abu Dhabi

Xhudistja kosovare Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Xhudistja jonë (-78 kg) fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë. I urojmë fat dhe suksese medalistes së bronztë botërore në luftën […]
Xhudistja kosovare Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Xhudistja jonë (-78 kg) fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë.
I urojmë fat dhe suksese medalistes së bronztë botërore në luftën për të bronztën ndaj francezes, Madeleine Malonga. /Periskopi.com/












