Lojtari që po kërkohet nga Interi deklarohet haptas: Nuk jam i lumtur te Barcelona

Arturo Vidal ka dhënë sinjalet e para për një transferim drejt Serie A, te Inter. Mesfushori kilian ka pranuar se nuk është i lumtur te Barcelona, teksa nuk ka fshehur admirimin për trajnerin e Interit, Antonio Conte. “Kam provur shumë gjëra të këndshme me të. Falë tij u bëra një nga më të mirët”, ka […]
Arturo Vidal ka dhënë sinjalet e para për një transferim drejt Serie A, te Inter.
Mesfushori kilian ka pranuar se nuk është i lumtur te Barcelona, teksa nuk ka fshehur admirimin për trajnerin e Interit, Antonio Conte.
“Kam provur shumë gjëra të këndshme me të. Falë tij u bëra një nga më të mirët”, ka thënë Vidal për El Mercurio, teksa ka folur për Antonio Conte, përcjell lajmi.net.
“Në futboll, gjëja më e rëndësishme është të besosh dhe nëse trajneri ka besim te ti, kjo të bën të rritesh”.
Vidal tutje ka shtuar se do të punojë shumë për të arritur objektivat te Barcelona, edhe pse e pranon se nuk është i lumtur.
“Do të punoj shumë për të mos u larguar nga ky klub dhe të kontribuoj në objektivat tona sezonale. Por nuk jam i lumtur”, ka shtuar Vidal.












