Liverpooli drejt titullit, fiton me përmbysje në ndeshjen kryesore

Liverpool ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme në derbin kundër Tottenham, shkruan Periskopi. Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 2-1. Harry Kane (1’) la të shtangur ‘Anfield’ kur shënoi një gol të hershëm. Por kjo i motivoi edhe më shumë lojtarët vendas që nisën sulmet e pandalshme, por goli u vonua deri në pjesën […]
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 2-1.
Harry Kane (1’) la të shtangur ‘Anfield’ kur shënoi një gol të hershëm.
Por kjo i motivoi edhe më shumë lojtarët vendas që nisën sulmet e pandalshme, por goli u vonua deri në pjesën e dytë.
Jordan Henderson (52’) barazoi rezultatin, ndërsa Mohamed Salah (75’) i siguroi tre pikë shumë të rëndësishme nga penalltia.
Ekipi i Jurgen Klopp mban vendin e parë me 28 pikë, 6 më shumë se City në vendin e dytë kurse Tottenham me 12 pikë mban vendin e 11.
/Periskopi/












