Ky gjest i tifo-grupit “Skifterat” duhet duartrokitur

Gjilani është dënuar nga Komisioni Disiplinor me zhvillimin e dy ndeshjeve jashtë terrenit vendas dhe pa prezencën e tifozëve. Të parën tashmë e ‘kuqebardhët’ veçse e kanë kryer, shkruan Gazetasheshi.com. 60 kilometra larg Gjilanit, djelmoshat Gentjan Mezanit zhvilluan ndeshjen e javës së dymbëdhjetë, teksa u mposhtën nga Trepça ’89 me rezultat të pastër 0-2. Por, […]
Gjilani është dënuar nga Komisioni Disiplinor me zhvillimin e dy ndeshjeve jashtë terrenit vendas dhe pa prezencën e tifozëve. Të parën tashmë e ‘kuqebardhët’ veçse e kanë kryer, shkruan Gazetasheshi.com.
60 kilometra larg Gjilanit, djelmoshat Gentjan Mezanit zhvilluan ndeshjen e javës së dymbëdhjetë, teksa u mposhtën nga Trepça ’89 me rezultat të pastër 0-2.
Por, edhe në këtë përballje lojtarët e patën mbështetjen e tifozëve “Skifterat” të cilët pavarësisht ndalesës ata udhëtuan në Drenas dhe përkrahën skuadrën jashtë rrethojave të stadiumit.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët kanë përshëndetur futbollistët, të cilët kanë marrë motivin e duhur për ndeshjt e radhës, pavarësisht disfatës ndaj “minatorët”.













