“Ky futbollist i Superligës do të bëhet si Milot Rashica, është vetë mrekullia”

Ballkani regjistroi fitore të rëndësishme sot në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës. Djelmoshat e Ismet Munishit mposhtën Dukagjinin me rezultat 3:0 në Therandë. Ndërsa, komentatori i mirënjohur kosovar Milaim Krasniqi në mes të tjerash ka lavdëruar futbollistin e Ballkanit Blendi Baftiu. Duke përmendur cilësitë e Milot Rashicës, Krasniqi mendon se edhe […]
Djelmoshat e Ismet Munishit mposhtën Dukagjinin me rezultat 3:0 në Therandë.
Ndërsa, komentatori i mirënjohur kosovar Milaim Krasniqi në mes të tjerash ka lavdëruar futbollistin e Ballkanit Blendi Baftiu.
Duke përmendur cilësitë e Milot Rashicës, Krasniqi mendon se edhe Baftiu është vetë ‘mrekullia’.
“Duke komentuar së fundmi ndeshjen e Ballkanit, mu kujtua kur Milot Rashica luante te Vushtrria”, tha fillimisht Krasniqi në ‘Dueli Sportiv’, përcjell Zëri.info
“Mendoj se të njejtat cilësi i ka Blendi Baftiu, i cili do të arrijë shumë. Ai është vetë mrekullia”, potencoi Krasniqi.












