Ky futbollist i Arsenalit u përlot për Xhakën

Arsenali ka bërë edhe një paraqitje tjetër tejet të dobët, shkruan Periskopi. Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës. Festa e tifozëve të Arsenalit për largimin e Granit Xhakës nga fusha në ndeshjen e djeshme, nuk e kanë bërë të […]
Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës.
Festa e tifozëve të Arsenalit për largimin e Granit Xhakës nga fusha në ndeshjen e djeshme, nuk e kanë bërë të ndihet keq vetëm shqiptarin, por edhe bashkëlojtarin e tij, Lucas Torreira.
Uruguaiane është parë me lot në sy në momentin kur Xhaka ka dalur nga fusha i nervozuar me tifozët e Arsenalit, të cilët po festonin zëvendësimin e tij.
Didn’t want to post these pictures but felt I had to. This is Lucas Torreira’s emotional reaction to the abuse Granit Xhaka received after his substitution, in tears and inconsolable. Absolute love and respect for his captain. pic.twitter.com/ijKOvwkYx2
— Stuart MacFarlane (@Stuart_PhotoAFC) October 28, 2019
Arsenali në këtë përballje barazoi 2:2 edhe pse pati epërsinë prej dy golash. /Periskopi/












